Numri personave që jetojnë me më pak se tre dollarë në ditë në Shqipëri është relativisht i lartë. Banka Botërore në raportin “Migration and Mobility”, raportoi se në Shqipëri 6.3% e popullsisë së vendit (181,225 persona) jeton me tre dollarë në ditë këtë vit (vlerësim për vitin 2017).

Ndërsa më shumë se 20 mijë e 300 persona jetojnë me 1.9 USD dollarë në ditë.

Ndërsa varfëria e moderuar, një matje e nivelit të jetesës me 5.5 dollarë në ditë është mjaft e përhapur në vendin tonë. Institucioni Financuar Ndërkombëtar përllogarit se 32.8% e popullsisë ose rreth 1 milion persona e financojnë nevojat e tyre të jetesës me rreth 5 dollarë në ditë.

Pavarësisht se në nivele më të larta se rajoni, varfëria në Shqipëri është një fenomen në ulje. Mirëpo teksa rënia ka qenë më e shpejtë në shtresën e popullsisë që jeton me 5 dollarë në ditë në grupin që jeton në varfëri ekstreme, rënia ka qenë më e ngurtë.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria edhe më 2017 është pozicionuar mjaft dobët në treguesit e varfërisë.

Përqindja e popullsisë që jeton me rreth 5 USD në ditë është shumë më e ulët në Serbi, Maqedoni, Bosnjë. Madje edhe në Kosovë, përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme është më e ulët se në Shqipëri me vetëm 0.2% të totalit të popullsisë.

Banka thotë se rritja ekonomike e Shqipërisë u forcua në 3.4% në 2016 dhe parashikohet të jetë mesatarisht 3.5% gjatë vitit 2017-19. Rritja ekonomike ka përmirësuar tregun e punës, duke forcuar shanset për uljen e mëtejshme të varfërisë.

lypsa

BB në të ardhmen sheh me risk eksportet e Shqipërisë dhe flukset e investimeve të huaja, duke i përkthyer më tej në të ardhura më të ulëta tatimore, më pak investime publike dhe për rrjedhojë me një rritje më të ulët ekonomike.

Për të siguruar stabilitetin makroekonomik, vendit i nevojitet më shumë reforma strukturore dhe përmirësimi i klimës së biznesit./monitor/

LEAVE A REPLY