Tahiri i përgjigjet Berishës për çmimin e syzeve

0
1830

Në konferencën e sotme për shtyp, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë një përgjigje për vlerën e syzeve të tij, pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se ato ia kishin blerë Habilajt 5000 euro.

 

 

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë gjë, deputeti tha se asgjë në pasurinë e tij kushton aq sa thotë Sali Berisha

“Të jeni të bindur që asgjë në pasurinë time nuk kushton aq sa  thotë Saliu,” u shpreh Tahiri.

Denoncimi i Berishës 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të qytetarit dixhital në Facebook-un e tij.

Deputeti demokrat ka zbuluar një foto ku bëhet fjalë për syzet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, sipas të cilit janë blerë nga kushërinjtë e tij Habilaj plot 5 mijë euro.

“Qytetari dixhital denoncon:

-Habilajt i blene Saje qorrit syze 5 mije euro! sb

“Pershendetje doktor. Keto syze qe posedon Saje “Qorri” jane te firmes se njohur Maybach, lloji hedonist, e cila cilesohet si firma me e shtrenjte ne bote dhe ku syzet optike kapin shifra marramendese nga 5000$ e siper.Lind pyetja: A mundet nje ish minister dhe nje deputet pa asnje te ardhur shtese pervec rroges te posedoje syze te tilla ? Prokuroria te hetoj se keto syze jane dhurate e Habilajve,anonim ju lutem” shkruan Berisha.

 (e.f/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here