Artistja gjermane përdor flokët për të pikturuar, ekspozita vjen në Shqipëri

0
888

Përurohet ekspozita personale e artistes gjermane Roza Mari Troken. Kjo ekspozitë përmban 60 punime dhe një instalacion i cili do të qëndojë në qendër të kësaj ekspozite si një pyetje provokuese për artëdashësit, siç e cilëson edhe vetë Artan Shabani.

Shabani: Kjo është një ekspozitë shumë specifike, për një artiste kaq famoze, një artiste që na nderon sepse vjen për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve është ekspozita e parë në Shqipëri. Ky instalacion gjendet në hyrje të ekspozitës dhe është një shpikje e artistes, e cila përdor në vend të furcës së penelit, flokët e artistëve të famshëm bashkëkohorë. Duke hedhur kështu dhe një pyetje interesante, deri diku dhe provokuese. Pra cili është autori i veprës? Roza Mari Troken apo janë artistët?

Ambasadorja gjermane, Suzan Shuls vlerësoi ekpozitën si një prej pikave kulmore të tetorit gjerman i cili përmes këtyre aktiviteteve kërkon të ngre ura bashkëpunimi mes artistëve.

Shuls: Kjo nuk është vetëm një ekspozitë e arrirë por gjithashtu është një prej pikave kulmore të tetorit gjerman i cili është në edicionin e tij të 11. Për ne është me rëndësi që përmes këtyre aktiviteteve të krijojmë hapësira të cilat do të mundësonin shkëmbime, mirëkuptim dhe të nxisnin dialogun. Ekspozita e artistes Troken i shërben më së miri këtij qëllimi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 6 javë në Galerinë Kombëtare të Arteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here