Basha:Reagimi i Rames kundrejt gazetareve eshte banalitet rrugaçëror

0
777
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me qëndrimin kritik që kryeministrit Edi Rama mbajti ndaj gazetarëve sot në një komunikim që bëri nga jashtë Kuvendit.

 

 

Në një postim në faqen e tij të “Facebook’-ut Basha tha se sjellja e Ramës ishte banalitet rrugaçëror, ndërsa ‘kërcënimet’ ndaj gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik të tij. Mes të tjerash Basha theksoi se Rama është marrë peng nga Tahiri.

MESAZHI I BASHËS
Sulmi agresiv, banaliteti rrugaçëror dhe kërcënimet kundër gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij. I marrë peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer në një lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekuilibri psiqik dhe njerëzor, ndaj po ushtron dhunë verbale kundër çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij.
Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë, e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri.
Përgjigjia më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes. Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjithë bashkë, unë dhe opozita jemi në krah të çdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugaçërinë e Ramës sot. Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here