Saturday, April 20, 2024
HomeUncategorizedKuvendi voton kundër arrestimit të Saimir Tahirit

Kuvendi voton kundër arrestimit të Saimir Tahirit

-

Kuvendi voton kundër arrestimit të Saimir Tahirit.

Me 75 vota pro dhe 60 kundër Kuvendi miratoi raportin e deputetëve të maxhorancës, anëtarë të komisionit të mandateve të cilët kërkuan hetim por jo arrestim të Saimir Tahirit

Fjala e fundit e Tahirit para vendimit të Kuvendit: Rruga ime s’ndalet

PD dhe LSI janë bashkë në Kuvend për të votuar pro autorizimit të prokurorisë për heqjen e imunitetit, arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri dhe kontrollin personal dhe të banesës së tij.

Ata kanë vendosur pankarta para vetes ku shkruhet “Qeveria e drogës, qeveria e krimit”

Ndërsa deputeti i PD-se Enkelejd Alibeaj dhe deputeti socialist Ulsi Manja lexuan raportet e përgatitura nga Komisioni i Mandateve, Tahiri u largua nga seanca.

Ish ministri i Brendshëm dyshohet nga prokuroria  se ka lidhje me organizatën italo shqiptare që u godit në Catania të Italisë.

I pari që e mori fjalën ishte deputeti  Saimir Tahiri i cili deklaroi se çfarëdo vendimi që do të merrte kuvendi nuk ndalte dot rrugën e tij për të gjetur drejtësi.

TahiriKjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar. Kështu që unë do jua kursej çdo fjalë timen lidhur me këtë. Jam shumë i bindur, askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë aq më pak e mbi të gjitha nuk pres ta gjej të drejtën time dhe të vërtetën time këtu në Parlament, po aty ku më takon para drejtësisë dhe para qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin cilido qoftë, rruga ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet dot.

Alibeaj: Pse duhet arrestuar Tahiri

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj po lexoi raportin e hartuar nga opozita PD e LSI që kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit.

“Mosdhënia e autorizimit për arrest dhe kontroll kompromenton tërësisht autoritetin dhe legjitimetin e këtij kuvendi. Do të cënohej barazia para ligjit. Kuvendi duhet të miratojë autorizimin sepse në këtë mënyrë tregon standardin e lartë të sjelljes politike. Kuvendi co të cënonte hetimet që prokuroria ka  ndërmarrë. Nëse kuvendi voton kundër do të ishte goditja më energjike ndaj shpresës publike dhe aksionit për reformën në drejtësi.  Kjo tregon haptazi mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar dhe një hap pas në rrugën e integrimit. Kuvendi do të godasë pritshmëritë për tiu bashkuar BE.

Në orën 10: 12 Kuvendi nisi punimet

 

Ora 09:40 Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste pak minuta para se të mblidhet seanca parlamentare ku do të votohet kërkesa e prokurorirë për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të Saimir Tahirit e tij.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.  Deputetët e Kuvendit do të votojë për dy raporte të cilat u hartuan nga shumica parlamentare dhe nga opozita, pas debateve dhe diskutimeve në Këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit.

Raporti i parë i hartuar nga mazhoranca kërkon hetimin e plotë dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit por jo arrestimin, ndërsa opozita, PD-LSI, kërkon arrestimin e Tahirit.

“Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, e depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me shkresën nr. 9906, datë 19.10.2017 “Për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotit Saimir Tahiri”, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar (nenet 13, 118 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë). Raporti i Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin (rekomandimi i shumicës parlamentare dhe rekomandimi i pakicës parlamentare)”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga Kuvendi.

Tahiri”, votim i hapur apo i fshehtë?

 

/Oranews.tv/

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts