Mustafaj: Rama ne krize nervore

0
1160

Ish-ministri i Jashtëm dhe publicisti Besnik Mustafaj ka komentuar në studion e “News24” në rubrikën opinion vendimin e fundit të maxhorancës që rrëzoi Prokurorinë duke mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mustafaj tha se kjo maxhorancë është e gërryer, boshe dhe e pamotivuar.

 

 

Deklaratat se akuza mbi Tahirin ishte politike, për Mustafajn, u përdor nga maxhoranca për të manipuluar opinionin publik. Ish-deputeti demokrat shkon edhe më tej, duke thënë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, njohës shumë i mirë i ligjit u detyrua nga eprori i tij të mbronte Tahirin.

Për debatin me gazetarët, Mustafaj tha se ishte shprehje e qartë se Ramën e kanë lëshuar nervat dhe se është në krizë nervore.

A është e lirë fusha e prokurorisë për të hetuar edhe pa e arrestuar Saimir Tahirin?
Fakti që prokuroria kërkonte arrestimin e tij dhe që maxhoranca e mbrojti në këtë pikë tregon që Prokuroria nuk është e lirë me aq sa i është lejuar.

Tahiri e ka pasur kohën e mjaftueshme për të pastruar shtëpinë, celularin, zyrën nga gjurmët. Bën përshtypje të madhe qoftë për opinionin publik shqiptar qoftë për ndërkombëtar këmbëngulja e maxhorancës për të penguar prokurorinë.

Mund të ketë qenë politike akuza e prokurorisë?
Unë besoj se në këtë rast kjo akuzë nga maxhoranca është realisht një mënyrë për ta mbrojtur, në mungesë të argumenteve kushtetues atëherë maxhoranca përdori këtë argument për të manipuluar opinionin publik por edhe për të pasur një modus viventi.

Unë besoj që edhe nga përvoja ime, qoftë në opozitë dhe qoftë në pushtet, moralisht dhe psikologjikisht maxhoranca është e gërryer, bosh dhe e pamotivuar. Energjitë e saj janë përqendruar në një çështje që e bënë kauzë, mbrojtja e Saimir Tahirit. Më ka ardhur keq që mobilizuan edhe Xhafën. Që me disa javë në detyrë e nxori zbuluar 4-vjeçarin e Saimir Tahirit. E di që Xhafa është njohës i mirë i ligjit dhe Kushtetutës. Detyrohet Xhafa të dalë jashtë profesionit të tij, jashtë sjelljes publike, do të thotë që urdhri i eprorit të tij, kryeministrit ka qenë i tillë që nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo. Sa ndihet opozita e forcuar në këtë situatë…sigurisht një nga çështjet e denoncuara nga opozita ka qenë denoncimi i krimit dhe korrupsionit. Në këtë kuptim opozita ka të drejtë të ndihet e mobilizuar.

A është tani momenti që opozita të përjetësojë atë që është shprehur, protesta masive, zgjedhje të parakohshme?
Në këtë studio kam thënë gjithmonë se bashkërendimi i veprimit opozitar midis dy partive që ideologjikisht nuk janë të së njëjtës linjë si LSI dhe PD megjithatë ka fusha të mundshme ky lloj bashkëveprimi. Rasti që pamë i tillë. Kjo po krijon një përvojë për bashkërendimin e forcave opozitare, mbi ndarjet programore. Sot u krijua një fillim përvoje. Shoqëria shqiptare ka nevojë absolute për një bashkëveprim të opozitës. A është koha për protesta? Unë gjykoj se shoqëria shqiptare ka ndjeshmëri shumë të ulët proteste, çka tregon nivelin e ulët të kulturës politike që ka shoqëria jonë. Unë nuk mendoj që as LSI dhe as PD do të ishin në gjendje të mobilizonin protesta të mëdha. Të tilla protesta kanë ndodhur në Rumani. Impakti moral i opozitës mbi shoqërinë nuk është i tillë.

A është koha t’i kërkohet kryeministrit dorëheqja? Besoj se nëse do ishte ministër Tahiri qeveria duhet të binte, por duke qenë që nuk është nuk mund të bjerë. Por moralisht mbrojtja e Tahirit nga maxhoranca tregon se ka rënë.

Sa mund të ndikojë në të ardhmen e vendit?
Slogani me të cilin Rama fitoi zgjedhjet më jepni timonin të drejtoj vetëm, ka marrë një goditje shumë të madhe. Ky lloj timoni në fakt për herë të parë që u përdor u përdor për të mbrojtur një çështje antikushtetuese për t’iu kundërvënë Prokurorisë. Duhet marrë si një shenjë e rrezikshme.

Biseda e kryeministri Rama me gazetarët ishte mjaft e tendosur, madje deri në fyerje. Një koment…
Unë besoj se kjo është tregues i faktit që Ramën e lëshuan nervat. Rama në një krizë nervore të rëndë. E them me bindje të plotë. Sjellja, gjestikulacioni ka qenë shprehje e humbjes së kontrollit të nervat. Shqetësues jo vetëm për lirinë e mediave por shoqërinë shqiptare. Rama si aktor i mirë në llojin e tij, e përdor këtë për të tërheq vëmendjen që të mos jetë gjithë vëmendja tek votimi në parlament dhe arsyen që e çuan këtë maxhorancë në një votim të tillë. Ka nevojë të krijojë një zhurmë tjetër që të tërheqë vëmendjen. Duhet parë në dy anët e veta. Si gazetar i vjetër, dhe si një nga njerëzit që një pjesë të madhe të jetës e kam të lidhur me letrat, e quaj një akt shumë të rëndë, një gjest vërtetë për intimidimin e medias dhe besoj se organizatat tuaja do informojnë institucionet homologe në Europë e më tej. Rama është nga ata politikanë që dëgjon vetëm kur kërbaçi vjen nga jashtë.

Tek çështja Tahiri nuk duket ndonjë kërbaç nga jashtë…
Sot u bë votimi, do shohim. Kemi raportime përpara nga Brukseli. Kemi sfida të rëndësishme me vizat shengen, do e shohim në vijim. Kjo është çështje e institucioneve shqiptare dhe nuk ka urgjencë. Për çështjen e kanabisit, reagimet diplomatike të përmbajtura.

Ftesë i bëri opozita edhe zotit Kokëdhima, si ishte kjo ftesë?
Tentativa ishte për të bashkuar të gjithë. Ka një bazë logjike, bashkimin e të gjithë faktorëve të majtë e të djathtë për denoncimin e kësaj afere kriminale. Në përgjimet italiane flitet për trafik narkotikësh të lehtë siç është kanabisi, por edhe kokaine dhe trafik armësh. Çështja e ngritur për akuzat ndaj ish-ministrit kthehet në një çështje përtej kanabisit. Kokëdhima nga ana tjetër shprehet për liberalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore por kur nuk ka mënyra kontrolli është kundër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here