Pas vendimit per Tahirin,komentuesit iu sulen Rames,ja replikat

0
1031

Pas vendimit të maxhorancës në parlament sot duke mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, komentues të shumtë kanë shprehur hapur kritika për kryeministrin. Në faqen e tij në “Facebook” Rama ka replikuar me disa prej tyre.

 

 

Dikush shkruan që ligji është për fukarenjtë, ndërsa deputetët nuk i kap ligji, ndërsa kryeministri i thotë se ka folur shqip.

REPLIKAT
Komentues 1: Mos bo si boj unë. Po bo si të them unë. Ligji për fukarenjtë. Për deputet s’ka ligj që i kap

Edi Rama: Jo Kercyk, i kap që ç’ke me të po ti s’do të dëgjosh as të kuptosh shqip më duket, se më shqip se kaq s’di ku ka!

Komentues 2: Vetingu është vetëm për njerëzit e thjeshtë. Ju vazhdoni të jeni prokuror, gjykatës, mjerë populli me ju.

Edi Rama: Jo mor vëlla, Vettingu është për prokurorët dhe për gjykatësit, s’ka lidhje fare ne njerëzit e thjeshtë po bëhet pikërisht që drejtësia të mos jetë në dorën e prokurorëve e të gjykatësve të korruptuar e të paaftë komplet për t’i shërbyer ligjit! Kështu që mos i qaj hallin popullit se ka kush ia qan, po qaji hallin vetes që s’di çfarë flet.

Komentues 3: Ti merru me shtetin jo me thashethemet e gazetarëve gjej provat pastaj dil fol me kokën lart po s’qe përzierë dhe vet grazie

Edi Rama: Hahaha t’i gjej unë provat eee? Po pse çfarë më di ti mua Anila, prokuror? E di si është kjo që thua ti Anila? Unë po të akuzoj ty tani se ti je përzier shumë keq me dikë që të ka paguar të shkruash këtu nga Italia?! Tani më thuaj, duhet ta provoj unë këtë akuzë apo të takon ty të sjellësh prova që kjo është e pavërtetë? Besoj që e para apo jo, sepse e dyta është jo vetëm marrëzi po thjeshtë e pamundur, sepse ti mund të thuash jo s’jam paguar, po unë do vazhdoj të them provat ku i ke që je e papërlyer! Kështu që mos fol kot të keqen unë ty, se boll flasin kot gazetarët sot🙃

Komentues 4: O Edi manekeni, a mbahet shteti peng për një deputet/ministër, hiqeni imunitetin për krim dhe korrupsion për të gjithë: Kryeministrin, ministrat, deputetët dhe Kryeparlamentarin? Çfarë pasqyre po jepni në botë.

Edi Rama: Fatos ti që shan je mbi pus krejt ok, unë që të them o shqiptar a merr vesh shqip, qenkam arrogant sipas teje? Po dëgjoje pra atë që të thashë se ta kam dhënë përgjigjen pse u mblodh parlamenti! Hapi veshët dhe dëgjoje.

Rama komente 1

Rama komente 2

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here