Poshtërohet Kombëtarja U-19 e femrave, Spanja godet 8 here ne porte

0
1190

Kombëtarja U-19 e femrave është mposhtur turpshëm nga Spanja me rezultatin 0-8 në takimin e luajtur në Durrës në stadiumin “Niko Dovana”. Sfida ishte e vlefshme për eliminatoret e Europianit të futbollit të femrave të moshave deri në 19 vjeç.

 

 

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin 0-6, ndërsa në të dytën skuadra iberike thelloi avantazhin me dy gola të tjerë. Kombëtarja U-19 e femrave e drejtuar nga Nevil Dede bën pjesë në grupin e 4-t së bashku me Spanjën, Azerbajzhanin dhe Ukrainën.

Edhe pse humbja ishte e pritshme pasi Spanja është kokë grupi dhe dallon nga kundërshtaret e tjera të grupit, rezultati është i papranueshëm. Sfida e ardhshme për Kombëtaren U-19 të femrave është përballë Ukrainës me datë 28 tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here