“Youth Albania” është projekti i sapo nisur i bashkëpunimit mes Italisë e Shqipërisë në sektorin e shërbimit civil me objektiv krijimin e një modeli të ri të qytetarisë aktive.
Shërbimi Civil Kombëtar Italian përmes organizatës jo qeveritare “Gruppo Umanità e Solidarietà” GUS, ka promovuar pak ditë më parë në Romë iniciativën e re të bashkëpunimit mes të rinjve italianë e shqiptarë.
Drejtuesi i projektit “Youth Albania”, Kaloxhero Mauceri, tregoi për Ora News objektivat e realizimit të një projekti të tillë në Shqipëri.
“Kjo është hera e parë që bëjmë një projekt të tillë në Shqipëri. Është një projekt që kërkon të ktijojë një pikë kthese në metodologjinë e edukimit.Është një aktivitet që ju jep mundësinë jo vetëm të rinjve italianë apo shqiptarë që kanë nënshtetësi italiane, por edhe të tjerëve për tu njohur me këtë projekt”.
Projekti “Youth Albania” ka si qëllim inkurajimin e pjesëmarrjes së të rinjve shqiptarë në ndërtimin e një shoqërie multikulturore e në krijimin e modeleve të reja të qytetarisë aktive.