Ambasada Amerikane tregon shanset per te fituar lotarine

0
1268

Që prej datës 18 tetor të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë tokën e premtuar mund të aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Por a do të jenë korçarët të preferuarit edhe ketë vit?

 

Ambasada Amerikane përmes një postimi në profilin e saj në Facebook thotë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe se shanset për të fituar Lotarinë Amerikane i kanë të njëjta si një shqiptar i lindur në Korçë ashtu edhe një tjetër i lindur në çdo cep të vendit.

keni

Por cilat janë gabimet që duhen shmangur gjatë aplikimit?
Mos harroni që çdo vit duhet të keni forografi të re. Mos e përdorni fotografinë që e keni përdorur më parë dhe hiqni syzet, sepse këta janë dy faktorë skualifikues.
Nëse aplikoni më shumë se një herë për të rritur shanset, në fakt është faktor skualifikues. Të tjerë faktorë që duhet të dini është se cilët anëtarë të familjes duhet të përfshini në aplikim. Ju duhet të përfshini bashkëshortin ose bashkëshorten dhe çdo fëmijë deri në 21 vjeç në momentin e aplikimit. Pra në ditën e aplikimit, fëmija duhet të jetë deri në 21 vjeç dhe i pamartuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here