Basha: Tahiri, nje nga hallkat e narko-shtetit

0
908

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit që pati me ambasadorin amerikan Donald Lu. I pyetur për deklaratën e ambasadorit Lu dhe interpretimin që i bëri kryeministri, Basha u shpreh ndër të tjera se SHBA foli qartë për çështjen ‘Tahiri’, ndërsa Rama kapet pas fijes së kashtës. Ai tha se Tahiri është vetëm një nga hallkat e narko-shtetit.

“SHBA ka folur qartë dhe i ka dhënë mbështetje gjykatësve dhe prokurorëve. Qëndrimi i Ramës është i dëshpëruar dhe kërkon të kapet pas fijes së kashtës. Rama refuzon të bëhet pjesë e zgjidhjes dhe është pjesë e problemeve. Saimir Tahiri është vetëm njëra hallkë e narko-shtetit, ndërsa hallkat e tjera janë Arben Ndoka, Armando Prenga, Elvis Roshi dhe Vangjush Dako.

 

Rama e di fare mirë se ai është përgjegjës se në 4 vite e ktheu Shqipërinë në një vend që tregohet si strehë e trafikimit të drogës. Përgjegjësitë e tij janë jetike dhe ai do i mbajë këto përgjegjësi”-tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here