Banka e Shqipërisë ka vendosur të hedhë në qarkullim kartmonedhën e re shqiptare me vlerë nominale 500 lekë.
Kartmonedha e re do hidhet në qarkullim në 10 nëntor të 2017-ës dhe nga pamja do jetë po e njëjtë me atë aktuale, përveç disa ndryshimeve të vogla.
Ndryshime pëson viti i shtypur në kartmonedhë që do të jetë 2015 si dhe firma e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe e drejtorit të Departamentit të Emisionit. Një tjetër ndryshim ka të bëjë me shiritin e sugurisë që do të jetë 0.5 mm më i trashë.