Deputeti i PD-se pergjigjet ne vend te Bashes akuzave nga deputetja e Ps-se Spiropali

0
782

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i është përgjigjur në vend të kryedemokratit Basha akuzave të artikuluara nga deputetja e PS-së, Elisa Spiropali. Ndërsa kjo e fundit e këshillonte kryedemokratin të mbyllte gojën, Salianji e quan “Donicë” deputetin të përdoruar nga kryeministri “SkEDIbeu”, siç e quan ai, sa herë ka halle.

 

STATUSI I PLOTE
Sk-Edi-beu nxorri Donicën të shfryjnë hallin që iu ka rënë, si goja e vetme që mund të bëjë pis drejtesinë, sepse pret radhën e hetimit të milionave të doganave, për të cilat ka folur së pari Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pasi i thirri dje gazetarët që ti perdorte si mjegull, duke i spërkatur me stërkalat e vrerit, se i duhej te mbulonte skandalin e qafirëve dhe tahirëve, nxorri Donicën sot të lëpinte me krenari për socialistet mbetjet e turpit ndërsa lexonte mesazhin e ndërkombëtarëve kokëposhtë si çikë e denjë partie .

Mesazhi është i qartë:

1. Askush mbi ligjin. Pra të gjithë të barabartë para ligjit, si cdo qytetar që arrestohet dhe përballet me drejtësinë kur akuzohet nga prokuroria e shtetit ashtu duhet të ndodhë edhe me Ramën, Saimirin, Elisën, e të tjerë me radhë.

2.Zbulimi i të vërtetës por jo gjyqe si në komunizëm. Gjyqet bëhen sipas parimit të ndarjes dhe balancimit të pushtetit Check and Balance, pra secili institucion tagrin e vet; jo si në komunizëm ku byroja politike bënte fiks siç ju bëtë, gjyqe politike per fajësi ose pafajësi.

3. Inkurajojmë prokurorinë dhe gjykatën. Nuk është thënë inkurajojmë byronë politike. Tahiri duhet ti dorëzohej drejtësisë të vendoste fajësinë ose pafajësinë

Frika që po i ha shpirtin e bën të nxjerrë këto t’i venë gjoksin plumbave të armikut te jashtëm dhe të brendshëm. Frika po gërryen këta, mosndëshkueshmëria po iu ha shpirtin gjithë shqipëtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here