“Lufte me zjarret edhe ne dimer”

0
933

Pepkola: Shqetesim infrastruktura, rrezik pakujdesia dhe rrjeti energjitik

Nisur nga ngjarja e një ditë më parë ku një i moshuar humbi jetën si pasoje e zjarrit të renë në banesen e tij, Drejtori i Sherbimit Zjarrfikes në Lezhë Agustin Pepkola iu ka bërë thirrje qytetarev që të tregohen të kujdeseshëm, në përdorimin e bombulave të gazit apo pajisjeve elektrikë që përdorin për ngrohje gjatë sezonit të dimrit.

Por problematika më e madhe për shërbimin zjarrfikës qëndron tek mungesa e infrastrukturës për t’iu përgjigjur shpesh në kohë këtyre rasteve. Shkak janë rrugët e amortizuara, bllokimet mes pallateve apo mungesa e tabelave orientuese.

Pepkola gjithashtu bën të ditur se logjistika dhe personeli i sherbimit Zjarrfikes nuk i përgjigjet numerit të madh të banoreve të Lezhës.

Me ardhjen e stines se dimrit shtohet edhe rrisku i rasteve të zjarrit nga bombulat e gazit apo edhe nga mbingarkesa e sistemit elektrik ndaj dhe kërkohet ndergjegjsimi i qytetarev që të marrin masat e duhura për të shmangur këto fenomene.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here