Përgjimet e italianëve – Zbardhen udhëtimet e Habilajve në Siçili me makinën e Tahirit

0
1646

Në dosjen e hetimeve të Gjykatës së Katanias e firmosur nga gjykatësja Loredana V.K Pezzini makina me Audi A8 me targë AA 003 GB në përdorim të Moisi Habilaj lindur më Shqipëri më 18/01/1978 përmendet të ketë hyrë disa herë në territorin italian.

Në faqen 193 të kësaj dosje, hetuesit italianë shpjegojnë se Habilaj (Moisi) e Çelaj (Sabaudin) kanë hyrë në Siçili disa herë me këtë makinë e cila siç shkruan dokumenti italian “është në pronësi të Saimir Bashkim Tahirit, Ministër i brendshëm i Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu hetuesit italianë shpjegojnë se më datë 24/02/2014, Moisi Habilaj së bashku me Sabaudin Çelaj kanë hyrë në Siçili në bordin e automjetit Audi A8 AA 003 GB e kanë qëndruar deri më datë 04/03/2014.

Gjatë kësaj periudhe kohore të qëndrimit të tyre në Siçili, grupi i trafikantëve shqiptarë ka realizuar me sukses transportimin nga Shqipëria të një sasie marijuane për llogari të italianit Sebastiano Sardo, person besnik i klanit mafioz Capello, i arrestuar nga policia italiane në janar të 2017. Prej verës së 2017, mafiozi Sebstiano Sardo është bashkëpunëtor me drejtësinë italiane.

Në dosjen hetimore të Gjykatës së Katanias disa herë verifikohen bashkëpunime të grupit të Habilajve me mafiozin Sebastiano Sardo.

Hetuesit italianë kanë dokumentuar më datë  26 shkurt 2014, takimin  mes Moisi Habilaj e Sebatiano Sardo në lokalin “Bar Storico” të Katanias, ndërsa vështronin nga larg transportimin e drogës në bordin e një furgonit të tipit Ford nga një vend furnizimi karburanti “Eni” drejt një dyqani shitje dyshekësh në rrugën Concordia.

Më datë 05/03 2014 policia antidrogë e Katanias sekuestron në këtë magazinë 30.5 kg drogë e konfiskuar në 26 thasë dhe arrestojnë shtetasin italian Gugliemo Mario i datëlindjes 1967.

Sipas përgjimeve italiane më 4 mars 2017, Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj nisen drejt Shqipërisë me anijen “Bari” të shoqërisë së trageteve “Ventuoris Ferries” . Nisja bëhet në ora 23.00  nga porti i Barit e mbërritje në ora 08,00 në portin e Durrësit.

Moisi Habilja e Sabaudin Çelaj udhëtojnë me makinën Audi A8 AA003 GB (në pronësi të Saimir Bashkim Tahirit) e listuar në mjetet e imbarkuara në traget, me biletën me numër 123551973.

Para nisjes drejt Shqipërisë, Moisi Habilaj takon një shqiptar, shofer kamioni i quajtur Melo, i cili do të transportonte për llogari të tij një sasi parash drejt Shqipërisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here