Vasili: Rama hysmeqar i krimit, shqiptarët pa kryeministër

0
757

Votimi i djeshëm në parlament i maxhorancës me 75 vota kundër arrestimit të ish-ministrit Tahiri, për kreun e deputetëve të LSI-së, tregoi se krimi fitoi publikisht kreun e qeverisë. Në një postim në facebook, Petrit Vasili ndër të tjera shkruan se votimi i djeshëm i rilindjes, vulosi kriminalizimin e qeverisjes.

”Kriminalizim i qeverisjes u vulos me votimin e djeshëm të maxhorancës së rilindjes. Ky votim është një faqe e zezë e pashlyeshme moralisht dhe politikisht për kryeministrin, që ka derdhur tonelata të tëra morali, hipokrizie dhe dengla puritanizmi në publik e kudo gjetkë”, shkruan kreu i grupit paralmentar të LSI-së.

Më tej Vasili shton se shqiptarët e kanë të qartë se Edi Rama është hysmeqar i krimit, dhe se qëndron në krye të qeverisë me hipokricie e pa principe.

‘Sot edhe shqiptari me indiferent e ka shumë te qartë se në krye të qeverisë është një hipokrit pa principe, hysmeqar i krimit, të shkretuar nga idetë dhe të boshatisur nga morali dhe integriteti njerëzor”,-shton Vasili.

Në fund Vasili e mbyll me skandalin që kreu i qeverisë bëri ndaj gazetarëve, e që për deputetin e LSI-së, Rama zbuloi sharlatanin arrogant të trembur nga fjala e lirë.

”Dje krimi fitoi publikisht një mik kryeministër, qytetarët humbën përfundimisht kryeministrin, ndërsa media zbuloi sharlatanin arrogant të trembur nga fjala e lirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here