Abuzimet me detyrën/ Shkarkohen disa drejtorë burgjesh

0
1103

Në një dalje për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton ka shkarkuar sot nga detyra disa drejtorë burgjesh nëpër qarqe.

Sipas Gjonaj, ky vendim erdhi për abuzime me detyrën, ndërkohë që disa prej tyre figuronin edhe të dënuar.

“Janë shkarkuar nga detyra drejtori i Burgut të Lushnjës, drejtori i burgut të Peqinit, drejtorit i burgut të Tepelenës për shkelje administrative, drejtori i burgut të Sarandës, i cili figuron si i dënuan më parë si dhe drejtori i burgut të Beratit”, tha ministrja Gjonaj.

TE SHKARKUAR:

Drejtori i IVP-së Lezhë për  shkelje administrative dhe shpërdorim detyre, Gëzim Ngjeci.

 Drejtori i IVP-së Rrogozhinë për  shkelje administrative dhe shpërdorim detyre.

 Drejtori i IVP-së Lushnje  për  shkelje administrative dhe shpërdorim detyre.

 Drejtori i IVP-së Peqin  për  shkelje administrative dhe shpërdorim detyre.

 Drejtori i IVP-së Tepelenë për  shkelje administrative.

 Drejtori i IVP-së Sarandë për shkelje administrative dhe figuron person i dënuar më parë.

Drejtori i IVP-së Berat shkelje administrative dhe person me precedent penal.

 Drejtori i IVP-së Durrës  për  shkelje administrative dhe shpërdorim detyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here