Ja cilet ishin shqiptaret qe bene buje gjate Rilindjes Evropiane

0
3148

Rilindja Evropiane është një nga periudhat më të rëndësishme të artit, kulturës, shkencës dhe letërsisë botërore. Me fillimin në Itali, ajo u shtri në të gjithë Evropën, ndonëse në periudha të ndryshme historike dhe në kushte të pabarabarta gjeo – politike.

Në këtë periudhë, si kontributorë në Rilindje ishin edhe disa figura të shquara të lindura ose me origjinë nga trojet arbërore. Në librin e saj studimor “Letërsi e hershme shqiptare”, studiuesja prof.dr. Fatbardha Hoxha, jep detaje biografike të disa prej këtyre figurave.

I pari në këtë plejadë siç e quan prof. Fatbardha para studentëve të saj në Universitetin “Luigj Gurakuqi” është Gjon Gazulli. Ndonëse ai nuk pati kontribut të drejtëpërdrejtë në letërsi, dha një ndihmesë të madhe në fusha të tjera të Rilindjes, jo shumë të rrahura si historiagjeografia dhe astronomia. Ishte i pari që nxori disa dorëshkrime të Ptolemeut të cilat i dëshifroi.

Gjon Gazulli

Martin Segoni i njohur në Shqipëri shumë vonë, rreth viteve ’70. Ai njihet si i pari shkrimtar i letërsisë tonë dhe pasohet denjësisht nga Beçikemi dhe Barleti. Shumë i njohur nga ky shkrimtar është një ndër tregimet më të hershme të shkruar për Heroin tonë kombëtar: “Tregim mbi Gjergj Kastriotin”.

Nikollë Leonik Tomeo është bërë i njohur në lëvizjen humaniste të Rilindjes si një nga filozofët dhe dijetarët më të shquar të shekullit XVI. Ai lindi në Venedik, por prindërit ishin të shpërngulur aty jo shumë kohë më parë nga Durrësi.  Ai studioi në Universitetin e Padovas ku më pas u emërua si profesor dhe rektor po aty. Ishte profesor edhe i Nikolla Kopernikut. Ai ishte gjithashtu edhe poet dhe si i tillë, të gjitha poezitë i kishte me baza filozofike. Ai shkruan: “E mrekullitë e keqkuptuara dobësojnë karakterin/  pakësojnë aftësinë hyjnore të shpirtit tonë.”

Nikollë Leonik Tomeo

 Mikel Maruli është një ndër figurat më të njohura dhe më tërheqëse në gjithë Panteonin e Rilindjes Evropiane. Ai, mbi të gjitha ishte poet, por si çdo figurë e asaj periudhe nuk mund të shihet i ndarë nga filozofia dhe pedagogjia. Vepra poetike essay writing service dhe shkencore e Marulit është relativisht e gjerë dhe studimi i saj ka nevojë për konsolidim të disa burimeve, prandaj nuk po merremi me të. Por për të dëshmuar mallin e tij për atdheun, po vendos disa radhë  nga epitafi që ai ka gdhendur mbi varrin e të atit, Manilit (të marra nga libri i lartpërmendur):

E mjerë ka qenë jeta në atdheun tonë të pushtuar

Tani po vdes duke qarë për çdo gjë,

Po mbetet pikëlluese e mjerë,

Ky është fati i gjinisë sonë.

Mikel Maruli – Pikturë nga Botiçeli

Marin Barleti është arbri më i rëndësishëm mës gjithë arbërve të tjerë që kontribuan në Rilindjen Evropiane. Ai është humanisti më i shquar shqiptar dhe ndër më të shquarit evropian. Ai ishte nga Shkodra dhe në “Histori e Skënderbeut” e pohon qartë këtë kur thotë Shkodra ime. Përkrah kësaj vepre, tjetër vepër me rëndësi shumë të madhe është edhe “Rrethimi i Shkodrës”.

Marin Barleti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here