Kryemadhi: Rama te dorezoje lolon

0
929

Kryetarja e LSI krah deputetit Çela me strukturat ne Shkoder

I kërkoj të lërë rolin e lolos që prej ditësh e ka kthyer në figurë qesharake përpara Shqiptareve, e në të njëjtën kohë t’i hapë rrugë drejtesisë të bëjë punën e saj. Me këtë përkufizim ju drejtua kryeministrit Rama, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi përpara strukturave të forcës së saj politike në Shkoder. Ehoqëruar nga deputeti Agron Çela dhe sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari, ajo u shpreh e vendosur në nismën e LSI-së për të demaskuar kryeministrin dhe të gjithë zinxhirin kriminal me të cilin ai ka lidhje.Zgjedhjet e 25 qershorit i cilësoi më të shëmtuarat që ka kaluar vendi, por meritat për mos dorëzimin përballë presionit të bandave e krimit të organizuar, ja njohu cdo anëtari e simpatizanti të LSI. Një falenderim të veçantë bëri edhe për deputetin Agron Çela, që siç tha Kryemadhi arriti të mbajë lart flamurin e LSI.

 

Edhe sekretari Braimllari vuri theksin tek zëri i fortë opozitar që LSI do të ketë në kuvend dhe jashtë tij.

LSI do të nisë një riorganizim të ri, ku takimet me bazën do të jenë kryefjalë e punës tha Kryemadhi, duke shtuar së zëri i qytetareve do të përçohet fort pasi sot vendi ndodhet në krizë të thellë. Qindra mijera familje jetojnë me pak se 2 dollarë në ditë, pasi qeveria u zhvati 70 milionë euro qytetarëve, për t’ua dhënë oligarkëve.  Më këto para do të ishin financuar 70. 000 vende të reja pune vijoi numri 1 i LSI.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here