Rama: Politika nuk është punë e keqe, por mund të bëjë shumë keq kur…

0
754

TIRANE- Nga Akademia Politike, kryeministri Edi Rama teksa nënvizoi rëndësinë e këtij institucioni u ndal edhe tek partia që ai drejton, ndërsa theksoi se PS nuk është qëllim, por instrument i këtyre synimeve. Kreu i qeverisë tha se kjo Akademi u hap dyert të rinjve shqiptarë, duke shtuar se për këtë vit do të jnë 120 studentë.

“Partia Socialiste nuk ka rëndësi qëllimin, por instrumenti për qëllimet tona. Politika nuk është një punë e keqe, por mund të bëjë shumë keq kur nuk i bënë punët mirë. Politika është i vetmi instrument për të bashkuar të tjerët, së bashku për të bërë të mundura gjërat që ndryshojnë dhe janë të pamundura. Njerëzit shpesh herë nuk e konsiderojnë që është fakti se kush thotë që; s’dua të merrem me politikë, as erën nuk ia duroj dot’ gënjen veten, pasi politika merret me të. Merret me të gjithë. Afektojnë të gjithë. Sa më pak njerëz të merren me politikë, aq më i madh është potenciali që vendimet e saj mos të jenë ato të cilët të shumtit që i rrinë larg do të preken. Teknologjia na jep një mundësi reale që politikën qeverisëse ta zgjerojmë si një proces. Tani më ‘Shqipëria që duam’ është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë një aplikacion. Aty ka mundësi që të komunikojë me mua dhe njerëzit e kabinetit. Çdo ankesë merret në konsideratë.”, tha Rama.

Teksa u ndal tek platforma online që ka lançuar qeveria në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët, Rama ftoi çdo person që ka një ankesë apo kërkesë që ta shpreh atë, pasi sipas tij do të marrë përgjigje në çdo kohë.

“Nuk ka asnjë mundësi që fjalët e shkruara në atë platformë t’i marrë era. Ka shumë persona që punojnë në mënyrë të dedikuar, pa orar për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesa/ankesave që ato të shkojnë në tryezën e qeverisë. Jemi në kushtet kur nuk duhet të shkruajmë letra. Arritën apo jo, vonohen. Kemi një hapësirë ku gjithkush ka vendin e vet dhe duket. Është një gjurmë që mbetet nëse do të shkruani aty. Ky portal është një aplikacion për të pasur mikun më të madh në qeveri.”, pohoi kryeministri.
(ed.me/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here