Zgjatet misioni i Forcave Detare shqiptare në Egje, Xhaçka: Në 1 vit shpëtuam mbi 700 emigrantë

0
1045

Zgjatet misioni i forcës detare shqiptare në operacionin e NATOS në detin Egje. Gjatë vizitës së punës në Komandën e Forcës Detare në Durrës, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se misioni, parashikuar për tu mbyllur në fund të këtij viti, do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Një vendim i tillë, sipas Ministres së Mbrojtjes lidhet me rezultatet shumë pozitive që ekuipazhi shqiptar i anijes “Oriku” ka shënuar gjatë këtij viti kontribut në operacionet e kërkim shpëtimit të emigrantëve në Egje.

 

 

“Kontributi njerëzor është ajo cka unë çmoj më shumë tek Forcat e Armatosura. Çdo ditë e më shumë ndjej krenari dhe mirënjohje për efektivët e secilës prej forcave; tokësore, detare apo ajrore. Akoma më shumë ndihem krenare kur më vijnë informacione për rezultatet tuaja në operacionet e kërkim – shpëtim në ujrat tona territorial e aq më tepër në misionet ndërkombëtare. E nuk mund ta fsheh kënaqësinë kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria e jo vetëm ju përgëzojnë nëpër rrjete sociale, media apo forume publike. me forcën tonë detare kemi kapërcyes ambicien tonë. Dhe pjesëmarrja e ekuipazheve tona, deri sot me anijen ‘Oriku”, e së shpejti me anijen “Butrinti”, në operacionin e NATOS në detin Egje e konfirmon këtë fakt. Angazhimi yne fillestar ishte, të qëndronim në kërë operacion deri në fund të vitit 2017, por më lejoni tju bej me dije se pak ditë më parë i kemi konfirmuar Aleancës, së djemtë dhe vajzat shqiptare do të vazhdojnë të patrullojnë në detin Egje edhe për 12 muaj të tjerë, për të shpëtuar të tjerë jetë njerëzish, si ata 700 emigrantë sirianë, që i zbritët shëndoshë e mirë në breg apo të tjerë që do të kenë të njëjtin fat të mirë, përmes kontributit të ushtarakëve që valëvisin flamurin shqiptar në ujrat ndërkombëtare”, deklaroi Ministrja Xhaçka.

Në fund të muajit Nëntor, drejt detit Egje do të niset anija e dytë e Flotës Detare, e cila do të zëvendësojë “Orikun”. Për Ministren e Mbrojtjes, një tjetër lajm i mirë është pajisja e të 4 anijve të patrullimit me system të ri armatimi.

“E di, ka jo pak probleme që kërkojnë zgjidhje e vështirësi që duhen kapërcyer. Dhe unë jam e sigurtë që do tia dalim, duke nisur nga më e afërtja, modernizimi i forcave tona të armatosura. Së shpejti, anijet tona të patrullimit do të përfshihen në këtë process modernizimi. Operacionaliteti i tyre do të rritet përmes sistemit modern të armatimit që do të instalohet këtu të Iliria, të Butrinti apo Oriku që kthehet nga fund të vitit nga deti Egje. Ky proces, kemi angazhimin maksimal për të përfunduar brenda këtij viti duke përforcuar kështu misionin e sovraniteti territorial apo edhe të ndihmës që mund të na kërkohet nga fqinjët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Ministrja e Mbrojtjes.

Anija “Iliria” është një prej anijeve që brenda pak muajsh do të pajisen për herë të parë me system modern armatimi. Ministrja Xhaçka qëndroi për disa orë në bordin e anijes duke ndjekur stërvitje të ndërhyrjes së shpejtë në rast rreziku e duke drekuar me 12 pjesëtarët e ekuipazhit të anijes.

“E di, ka jo pak probleme që kërkojnë zgjidhje e vështirësi që duhen kapërcyer. Dhe unë jam e sigurtë që do tia dalim, duke nisur nga më e afërtja, modernizimi i forcave tona të armatosura. Së shpejti, anijet tona të patrullimit do të përfshihen në këtë process modernizimi. Operacionaliteti i tyre do të rritet përmes sistemit modern të armatimit që do të instalohet këtu të Iliria, të Butrinti apo Oriku që kthehet nga fund të vitit nga deti Egje. Ky proces, kemi angazhimin maksimal për të përfunduar brenda këtij viti duke përforcuar kështu misionin e sovraniteti territorial apo edhe të ndihmës që mund të na kërkohet nga fqinjët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

E meqë jemi mbledhur në një prej anijeve të patrullimit, kam kënaqësinë të pophoj se me forcën tonë detare kemi kapërcyes ambicien tonë. Dhe pjesëmarrja e ekuipazheve tona, deri sot me anijen ‘Oriku”, e së shpejti me anijen “Butrinti”, në operacionin e NATOS në detin Egje e konfirmon këtë fakt. Angazhimi yne fillestar ishte, të qëndronim në kërë operacion deri në fund të vitit 2017, por më lejoni tju bej me dije se pak ditë më parë i kemi konfirmuar Aleancës së djemtë dhe vajzat shqiptare do të vazhdojnë të patrullojnë në detin Egje edhe për 12 muaj të tjerë, për të shpëtuar të tjera jetën njerëzish si ata 700 emigrantë sirianë që i zbritët shëndoshë e mirë në breg apo të tjerë që do të kenë të njëjtin fat të mirë, përmes kontributit të ushtarakëve që valëvisin flamurin shqiptar në ujrat ndërkombëtare”- tha Xhacka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here