Deputeti demokrat Luçiano Boçi reagoi në lidhje me vendimin e qeverisë për heqjen e fondeve ndaj Akademisë së Shkencave.

Në facebook, Boçi shprehet se kryeministri buxhetin e shtetit e konsideron e menaxhon sikur të ishte i shtëpisë së vet

“Në një kohë skandalesh si kjo, pakkush e ka mendjen tek Shkenca. Por nuk harron Kryeministri ynë skandaloz! Ato pak kacidhe që merrte Akademia e Shkencave, nuk do t’i ketë më, sipas “fermanit” të fundit qeveritar.

Njerëzit që kanë investuar gjithë jetën për kërkim shkencor albanalogjik por jo vetëm, janë braktisur tani de jure, nga kryeministri që buxhetin e shtetit e konsideron e menaxhon sikur të ishte i shtëpisë së vet. Librat që ato kanë shkruar mund të kalojnë dhe muajt e javët e jetës së Ramës, por ky i fundit nuk pyet fare për honorin e tyre. Dhe honori është gjithçka për to. Ata nuk jetojnë thjesht për honoraret e një qeverie që shkencë ka trafikun.

Rama nuk pyet as për rolin e vendin specifik që zë kjo Akademi në hapësirën mbarëshqiptare. Zbehja e rolit të saj, jep një goditje fatale për kulturën, etnosin dhe historinë shqiptare.

Po Ministrja e Arsimit?!! “Gru e mirë”, nuk ndihet! Nuk ndihet sepse tash e pesë vite, ende nuk e di së çfarë është Akademia e Shkencave. Shumën e financimit Rama ja kalon kërkimit shkencor në Universitete. Sipas ligjit për këto konkurrojnë si Universitetet publike ashtu dhe ato jopublike. Pra para publike që devijohen, në emër të një qëllimi të lartë, atje ku do Rama”, shkruan Boçi.

LEAVE A REPLY