Deputeti i PD-se,Alibeaj: “Rrjeta po shtrëngohet rreth peshqve të mëdhenj”

0
332

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj përmes një deklarate për shtyp kundërshton dokumentet e paraqitura sot nga Taulant Balla se ish-kreu i antidrogës, Dritan Zagani, personi që denoncoi i pari lidhjet e trafikantëve Habilaj me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, ishte dënuar.

“Masa e sigurisë nuk është vendim dënimi. Deri më sot s’ka asnjë vendim gjyqësor për arrestimin e Dritan Zaganit. Sot s’ka asnjë procedim penal”,- tha Alibeaj duke shtuar se sulmet ndaj këtij individi shtohen në një kohë që “rrjeta po shtrëngohet rreth peshqve të mëdhenj.

LEAVE A REPLY