FNSH arreston 6 persona, kundershtuan policine

0
1361

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës dhe grupi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për shkak se kanë kundërshtuar forcat e rendit gjatë ushtrimit të detyrës.

Kontrollet e policisë janë kryer për të kapur shtetasit e shpallur në kërkim.

Në pranga përfunduan:

-Mario Vëngu, 22 vjeç, banues në Vlorë.
-Françesko Meto, 20 vjeç, banues në Vlorë.
Damjano Rrapaj, 21 vjeç, banues në Vlorë.
-Enea Bregu, 23 vjeç, banues në Vlorë.
-Eriton Alliaj, 19 vjeç, banues në Vlorë.
-Mariglen Ballesha, 21 vjeç, banues në Vlorë.

Procedohet në gjendje të lirë për arsye se vuan nga një sëmundje kronike shtetasi A.K., 24 vjeç, banues në Vlorë.

“Gjatë kontrollit që Policia ka ushtruar ndaj 4 prej këtyre shtetasve pasi janë konstatuar pranë një banese të abandonuar (braktisur) në lagjen ”28 Nëntori”, këta katër shtetas së bashku edhe me tre të tjerë të cilët janë afruar më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe nuk kanë lejuar ushtrimin e detyrës prej grupit të FNSH-së dhe shërbimeve të Policisë së Komisariatit Vlorë”,sqaron policia.

Materialet janë referuar ndaj të shtatë shtetasve për veprën penale ”Kundërshtim të punonjësve të policisë së rendit publik”.

LEAVE A REPLY