Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëReagimi - Balla: Basha gënjeu! Krimet e Rënda “arrest me burg” për...

Reagimi – Balla: Basha gënjeu! Krimet e Rënda “arrest me burg” për Dritan Zaganin

-

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se kreu i opozitës, Lulzim Basha gënjeu në lidhje me dënimin e Dritan Zaganit, ish-oficeri i policisë së Fierit. Sipas Ballës, Krimet e Rënda kanë dhënë masën e arrestit me burg ndaj Zaganit nën akuzën e dekonspirimit.

Balla: Dje Lulëzim Basha u tha shqiptarëve se Dritan Zagani nuk është dënuar!

Madje sipas kryetarit të Frontit të Çorbës së Vjetër, prokuroria u dashka të hetojë policinë pse ka vepruar ndaj tij. Por ja që edhe këtë herë Lulezim Basha bëri atë që di të bëjë më mirë:

Gënjeu!

Për Dritan Zaganin Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit.

Pas vendosjes së kësaj mase sigurie, Dritan Zagani është zhdukur për t’i ikur drejtësisë dhe është shfaqur më pas nga jashtë vendit, si heroi mediatik i Partisë Demokratike”.

Zagani ka përfituar azil politik në Zvicër, ndërsa ka denoncuar publikisht në mediat lidhjet e grupit të Habilajve të përfshirë në trafikun e drogës me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Basha akuzoi gjatë ditës së djeshme Ramën se po bën avokatin mbrojtës të Saimir Tahirit dhe të vëllëzerve Habilaj dhe kërkoi që personat të cilët arrestuan ish-punonjësin e policisë Dritan Zaganin, të merren si të pandehur.

 

Vendimi i publikuar nga Balla

Vendimi i publikuar nga Balla

/Ora News.tv/

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts