Reagimi i PD: Spitali Ushtarak pa anestezikë, Rama krekoset me investimin italian

0
969

Partia Demokratike akuzon Ramën se spekuloi për “Qendrën e Traumës”, e cila sipas saj është përfundimi i një projekti të nisur që në kohën e Berishës dhe i financuar nga qeveria italiane.

Deputeti Tritan Shehu përmes një reagimi në fb, shprehet se Rama në vend që të merrte meritat e një investimi të huaj, duhet të fliste për detyrimet që ka si qeveri ndaj këtij spitali, duke kujtuar këtu buxhetin e ulët dhe mungesën e anestezikëve.

Reagimi i plotë

Spekullimet e kryeministrit per “qendren e traumes”, jane te njejta si per te gjithe sistemin shendetesor!

Ajo qe pame sot ne “Qendren e Traumes” eshte vecse perfundimi i nje projekti te filluar vite me pare, atehere kur Z.Rama nuk ishte akoma Kryeminister, i vonuar edhe per pergjegjesi te qeverisjes se tij.

Behet fjale per nje financim te Qeverise Italise prej 5 M Euro, te cilen Z.Rama cuditerisht as e permendi e jo me ta falenderonte sic duhej se pari te bente.

Nderkaq ai nuk tha asgje per ato qe duhet te realizoje nje qeveri:

1-As nuk u shfajesua per buxhetin qesharak qe, ashtu si e gjithe shendentesia, ka sot edhe ajo qender strategjike, qender e krijuar me 1993 dhe e zhvilluar me sukses, por qe aktualish nevojat kerkojne minimalisht dy te tilla ne vend.

2-Nuk permendi se per pasoje ai spital nuk ka as lendet e nevojeshme per anestezine loko-regionale, kaq e domosdoshme ne trajtimin e shume traumave.

3-Nuk foli asgje per mungesen e shume prej nenprodukteve te gjakut, te domosdoshme keto ne traumatologji.

4-Nuk tha se pavaresisht mega finacimeve abuzive qe i ipen “koncesionit te sterilizimit e materialeve”, ne ate​ spital edhe pllakat metalike e vidat ortopedike, pikerisht per trajtimin e traumes, blihen nga pacientet.

Z.Rama, qe inaguroi sot edhe nje qender reanimacioni te dhuruar, haroi se se pari kryeministri duhet te flase pikerisht per politikat e medha shendetesore, financimet…

Ne fakt ai harroi perseri “Shendetesine Falas” apo Check Up- in famekeq, qe vazhdon te gllaberoje miliona Euro cdo vit edhe pse askush nuk po i drejtohet…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here