Spitali i Traumës – Rama: Ambicie për të investuar në të gjithë spitalet rajonalë

0
1285

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu vlerësuan investimin në spitalin e Traumës si një investim që ka ndryshuar cilësisht shërbimin për qytetarët.

Kryeministri u shpreh investim sit e spitalit të traumës do të kryhen në të gjitha spitalet e tjera rajonale.

RamaSigurisht që ka ende shumë për të bërë, por ambicia është që të njëjtën cilësi ta çojmë në të gjithë spitalet rajonale të Shqipërisë. Ajo që është themelore është se investimet janë bërë e po bëhen me shumë vëmendje, për të mos harxhuar për gjëra të panevojshme, por për të filluar me më të nevojshmet, për t’i shkallëzuar deri tek plotësimi i të gjithë ciklit.”

Sipas ministres Manastirliu, tek ky s[pital asnjëherë nuk është investuar pork y investim ka ndryshuar të gjitha shërbimet

ManastirliuSpitali i Traumës, që prej ndërtimit të tij asnjëherë nuk është investuar. Janë dy investime radikale që janë kryer për ndryshimin e të gjithë shërbimeve, nga Urgjenca, Reanimacioni, shërbimet pritëse dhe pastaj është realizuar gjithë pajisja e plotë me aparaturat biomjekësoe dhe pajisjet spitalore.

Investimi në këtë spital mori edhe pëlqimin e ekipit të mjekëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here