Berisha reagon pas dorëheqjes së kreut të SHISH: Ja çmimi që iu desh të paguante

0
964

Pas dorëheqjes së Visho Ajazit nga kreu i SHISH, vjen reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha flet për ‘çmimin’ që duhet të paguante Lika në këtë rast, që lidhet me denoncimet e tij në prokurori.

 

 

Mes të tjerash Berisha doli pro për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombetare, kërkesë që ishte bërë edhe më parë nga ish-presidenti Bujar Nishani.

MESAZHI I BERISHËS
Dorheqja e Ajazit par lens non volens!
Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ Visho Ajazi , qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, ne drejtimin e ketij sherbimi dha sot papritur dorheqhjen .
Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai paguajti me doreheqjen e tij te papritur çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.
Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si dhe vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.
Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here