Berisha sondazh per Ramen,i bashkohet festes se Halloween

0
1155

Ish-kryeministri Sali Berisha është një nga politikanët më aktivë në rrjetet sociale, por sidomos në “Facebook” ku çdo ditë poston denoncime dhe deklarata. Më pak aktiv është në Instagram, ashtu edhe si kryeministri Edi Rama.

 

 

Por me sa duket postimet e fundit të përdoruesve të rrjeteve sociale për Halloween e kanë nxitur edhe ish-kreun e qeverisë të provojë diçka të re.

Me gjithë zhvillimet shumë serioze në vend, akuza ndaj një ish-ministri, shkarkime e emërime në institucione të rëndësishme, vetting etj, Berisha gjen kohë për t’iu bashkuar festës që kujton të vdekurit.

Ai ka publikuar një sondazh në Instastory por që është për kryeministrin Edi Rama.
“A mendoni që Edvin Kristaq Rama ka nevojë të vishet për Halloween?”, është pyetja që shtron Berisha. Deri më tani Po kanë votuar 43%, ndërsa jo 57%. Nuk dihet a do ketë një kundërpërgjigje nga kryeministri Edi Rama.

sondazhi i Berishes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here