DEKRETI/ Lirohet nga detyra ambasadori i Shqipërisë në Katar

0
1143

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në shtetin e Katarit. Në këtë detyrë ishte z. Edmond Çaça, i cili ishte rezident në Katar.

 

 

Më parë Çaça ka qenë me detyra të tjera në Emiratet e Bashkuara. Nga viti 2010-2013, i Ngarkuar me Pune ne Ambasaden Shqiptare ne Shtetin e Kuvajtit.

Maj – Tetor 2013 Ministër Këshilltar në Ambasadën Shqiptare në Shtetin e Kuvajtit. Nëntor 2013 e deri sot i ngarkuar me punë në Ambasadën Shqiptare në shtetin e Katarit.

DEKRET
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:
Neni 1
Zoti Edmond Çaça, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10634
Tiranë, më 30.10.2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here