Ditë e Re – Malaj: Rama më propozoi të bëhesha pjesë e Partisë Socialiste, nuk pranova

0
998

Deputetja e Partisë Socialiste për Integrim, Nora Malaj  e ftuar në emision ‘Ditë e Re’ ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka propozuar që të bëhet pjesë e Partisë Socialite po nuk e ka pranuar propozimin.

Nora Malaj: “Rama më ka propozuar të shkoj tek partia e tij por nuk kam pranuar.”

Deputeja Malaj është shprehur se Kryeministri Rama është shoku i saj i fëmijërisë dhe se kanë punuar shumë bashkë, por ka qenë edhe një kundërshtare e flaktë e disa prej vendimeve të tij

Nora Malaj: “Me Ramën kam edhe një lidhje. Unë dhe Edi jemi shokë fëmijërie dhe shokët e fëmijërisë nuk zgjidhen por i ke. Në këtë raport kam pasur një ndjesi mbështetëse por e kam respektuar në pozicionin e Kryeministrit, kemi punuar shumë bashkë, më ka dëgjuar edhe kur kam qenë e prerë, kemi pasur edhe përplasje dhe në disa çështje kam qenë kundërshtare e flaktë e tij.”  

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here