ISIS nuk ndal kërcënimet për Botërorin

0
913
/

ISIS ditën e fundit ka postuar foto të shumta me mbishkrime për sulmet që po përgatit gjatë verës së ardhshme kur do të zhvillohet edhe Botërori. Organizata terroriste në fillim pati postuar një foto të Messi-t të gjakosur, ndërsa dy ditë më parë në një tjetër foto shfaqej argjentinasi i vrarë dhe shoku i tij Neymar që lutej të mos kishte të njëjtin fat.

 

 

ISIS-threatens-Neymar-Messi-1
Sot ISIS ka përdorur një tjetër yll të këtij sporti për të treguar se e ka shumë seriozisht me atë që po përgatitet për Botërorin që zhvillohet në Rusi. Këtë herë është Cristiano Ronaldo që shfaqet i gjunjëzuar dhe njëkohësisht i gjakosur me një ushtar të ISIS që qëndron mbrapa tij me thikë .
Capture
Në diçiturën e fotos është shkruar: “Fjalët tona janë ato që shihni jo ato që dëgjoni. Pra, ju thjesht prisni. Ne po presim gjithashtu”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here