Vetingu “ndez motorrët”- Lu: Sot është ditë shprese për Shqipërinë

0
911

Është përuruar këtë të hënë godina e re e Vettingut. I pranishëm në hapjes e saj ishte edhe Ambasadori I SHBA, Donald Lu, I cili  e cilësoi ditën e sotme plot shpresë për Shqipërinë. “Sot është një ditë për shpresë në Shqipëri”, tha Donald Lu.

I menjëherëshëm ishte edhe reagimi I kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Twwiter, shefi i qeverisë shprehet se njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar.

 

“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut! Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama.

 

Pas inaugurimit të godinës së re, që do jetë te ish-godina e ‘Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve”, kryeministri Edi Rama iu ka uruar suksese komisionerëve të Vettingut

Edhe për ambasadoren e BE, Romana Vlahutin dita e sotme është mjaft e rëndësishme për vendin. “Jemi shumë të lumtur, sepse në një far mënyre reforma ka startuar”, deklaroi Vlahutin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here