Tre komisionet e reformës në drejtësi nisin zyrtarisht punën. Në inaugurimin e godinës ku do të ushtrojnë funksionin Genta Tafa, kreu i Komisionit të Kualifikimit dhe Natasha Mulaj që drejton Kolegjin e Apelimit ato e vunë theksin tek anagzhimi që duhet për të reformuar sistemin e drejtësisë. Po ashtu vonësa në miratimin e kuadrit  ligjor është konsideruar e qëllimshme.

Genta Tafa: “Reforma në drejtësi është një ndërhyrje e thellë kirurgjikale. Është një nga ato lloj ndërhyrjesh që bëhet për të nxjerrë nga koma pacientin dhe jo për ta zbukuruar atë. Ne fillojmë hapin tjetër, vënien në jetë të kësaj reforme. Në këtë rrugëtim të vështirë të kërcënuar nga shumë aktorë dhe faktorë përfitues të sistemit të pandëshkueshmërisë ia dolëm në krye vetëm sepse reforma ka pasur në çdo hap të sajin përkrahjen e pakushtëzuar të gjithë shqiptarëve kudo. Puna jonë merrr jetë nga kontrolli i dosjeve, të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit të shqiptarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”

Natasha Mulaj: “Ecuria e ngadaltë e krijimit të kuadrit ligjor, krijimit të instituticioneve dhe gjetjes së burimeve të duhura njerëzore ka shumë shpjegime por është fakt se ata e kanë frenuar dhe penguar punën e sistemit në të gjithën e saj. Është fakt i pakundërshtueshëm se pa pastruar rradhët tona dhe pa e konfirmuar përpara publikut se jemi ndarë nga element që janë shkaktarë të reputacionit tonë të dëmtuar dhe rënë në sy të publikut, do të ishte e pamundur të rifillojmë njërën prej betejave tona më madhore, të krijimit të bindjes tek publiku se edhe drejtësia shqiptare është ashtu siç duhet të jetë e drejtë dhe e ndershme.”

LEAVE A REPLY