Zgjodhi Kombëtaren Shqiptare, grekët e AEK-ut ndëshkojnë Ajdareviçin

0
2094

Astrit Ajdareviç, ishte lojtari i radhës që vendosi të zgjedhë Kombëtaren Shqiptare, pas një ftese të marrë nga trajneri Panuçi. Lojtari që luan te skuadra e AEK në Greqi, ka luajtur më parë me Kombëtaret e moshat suedeze dhe ka vendosur që të jetë pjesë e kuqezinjve.

Por, mesfushori duket se nuk po kalon një moment të mirë te skuadra e AEK. Në ndeshjen e djeshme ndaj Panioniosit, që AEK e ka fituar me rezultat minimal, Ajdareviç nuk ka qenë farë i grumbulluar nga trajneri Jimenez. Nuk dihet nëse një veprim i tillë ka ardhur për shkak të zgjedhjes që ka bërë lojtari, apo është thjesht një zgjedhje taktike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here