Basha paralajmeron Ramen: Opozita eshte ne krahun e njerezve,nuk ndalemi pa vene para drejtesise Tahirin

0
904

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj situatën ekonomike në vend, duke bërë përgjegjës për falimentimin e 30 mijë bizneseve, politikën e ndjekur nga kryeministri Rama.

 

 

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha thotë se opozita është e vendosur në betejën e saj për dekriminalizimin e shtetit, për vënien para drejtësisë të Sajmir Tahirit si mbështetësi dhe përfituesi i trafikut të drogës.

POSTIMI I PLOTE

Politika e Edi Rames eshte krimi dhe droga. Eshte politika e tij qe ka cuar 30 mije biznese drejt falimentimit, mbylljes se mijera vendeve te punes, rritjen e cmimeve dhe zhytjen e shqiptareve ne varferi. Politika e Rames beri qe 30% e familjeve shqiptare nuk sigurojne dot buken e femijeve, 39% e shqiptareve nuk paguajne dot faturen e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojne dot ngrohjen për femijet.

Beteja jone per dekriminalizimin e shtetit, per venien para drejtesise te Sajmir Tahirit si mbeshtetesi dhe perfituesi i trafikut te droges eshte sot beteja me jetike per shqiptaret. Sepse krimi ka kapur shtetin, varferia dhe mjerimi ka pushtuar anembane vendin, papunesia dhe pamundesia po shtyn drejt emigrimit mijera te rinj e intelektuale.

Opozita eshte ne krahun e njerezve. Rama dhe qeveria e tij jane te zhytur ne krim dhe te kapur nga krimi; jane problemi dhe jo zgjidhja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here