Doreheqja e SHISH,Meta: Jam gjendur i suprizuar perpara nje vendimi te tille

0
815

Një ditë pas dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi, presidenti Meta ka folur publikisht, duke deklaruar se është gjendur i surprizuar përpara një vendimi të tillë.

Në emisionin “Fakt” të Çim Pekës, Meta tha se vetëm një javë më parë kishte pasur një takim me Ajazin, të cilit i kishte dhënë mbështetjen e tij për vazhdimësinë në institucion.

Meta: Dorëheqja nga SHISH e Ajazit për mua ishte e papritur. Gjithmonë në krye të institucioneve kam respektuar parimin e vazhdimësisë. Dhe në rastin konkret, aq më tepër që bëhet fjala për një institucin të veçantë për sigurinë kombëtare, kam qenë i bindur që vazhdimësia gjithmonë është pozitive dhe e rëndësishme në këto lloj institucionesh.

Për pyetjen tuaj më konkrete unë ju them që vetëm një javë më parë e kam siguruar zotin Ajazi se do të kishte përkrahjen time të plotë për të vazhduar detyrën gjithmonë duke u angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe përkushtimit të detyrave të tjera që ka SHISH. Më ka falenderuar për besimin.

Ka qenë thjesht për të konfirmuar vazhdimësinë.Kur të kisha mundësinë për tu shprehur do të bëja publik qëndrimin tim, jo thjesht për zotin Ajazi se garancinë dhe mbështetjen e ka pasur, por më shumë sa i takon faktit se e kishte gjithë SHISH në terren, në mënyrë që të vazhdojnë detyrat e tyre sipas ligjit. Por, nuk mbaj dot njeri pa dëshirë në funksione.

Por a do të ishte i gatshëm Ilir Meta të dekretonte shkarkimin e Ajazit, nëse do ti kërkohej nga Kryeministri, ai u përgjigj:

Meta: Zoti Rama nuk më ka kërkuar një gjë të tillë. Kontakti i parë me Ramën për çështjen ka qenë kur dha dorëheqjen Visho Ajazi.

Përsa i përket dekretit për kreun e ri të SHISH, Meta tha se nuk ka ngut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here