Festa – Halloween në shkolla, fëmijët vishen me kostume të frikshme

0
1566

 

Festa e rikthimit të shpirtrave të vdekur po përqafohet së fundmi edhe nga fëmijët. Në shkolla këtë fund tetori është festuar nga nxënësit Halloweeni, të cilët janë paraqitur me kostume të frikshme. Disa prej tyre nuk i janë bashkuar festimeve, pasi nuk e konsiderojnë si festën e tyre.

Është festë që synon të ngjall frikë, por kjo nuk i ka penguar fëmijët t`i gëzohen Halloween-it.

Dita e ringjalles së shpirtrave, një festë tradicionale amerikane, vitet e fundit ka marrë përmasa të mëdha edhe në Shqipëri.

Në garë për veshjen më të bukur, çdo fund tetori fëmijët nuk ngurojnë të veshin në shkollë kostume që personifikojnë personazhe të frikshëm, për këtë kanë pasur mbështetjen e prindërve dhe mësueseve.

Shumë prej nxënësve, nuk kanë informacion mbi domethënien e Halloween, ndërsa të tjerë thonë se nuk është festa e tyre dhe kanë zgjedhur të qëndrojnë indiferent.

Disa prej shkollave i kanë kushtuar një orë kësaj feste duke zhvilluar paradë për veshjen më të bukur.

Halloweeni është dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur. Festimet nisin që në datën 29 tetor, kur fëmijët përgatiten për shpërndarjen e karameleve nëpër shtëpi të ndryshme.

Simbol i festës së vjeshtës është kungulli dhe ngjyra portokalli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here