Friday, June 14, 2024
HomeAktualitetBasha: Banka Botërore konfirmon, rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare

Basha: Banka Botërore konfirmon, rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare

-

TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare dhe se investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Duke iu referuar një raporti të Bankës Botërore, Basha thotë se Shqipëria ka humbur 7 vende në vlerësimin “Doing Business 2018”.

“Banka Botërore konfirmon: Rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare. Shqiperia humbet 7 vende ne vleresimin e Raportit te Bankes Boterore ‘Doing Business 2018’. Faktori kryesor i këtij përkeqësimi është rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende për këtë arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon për taksa dhe kontribute, ndërkohë që qeveria zvarrit pafundësisht rimbursimin e TVSH-së.
Fqinjët tanë vazhdojnë të kenë një renditje më të mirë sesa Shqipëria e cila renditet në vendin e 65. Maqedonia renditet në vendin e 11, Kosova në vendin e 40, Mali i Zi në vendin e 42, duke treguar përparësi krahasuar me Shqipërinë.
Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi është shumë i qartë:
Investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Janë vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) të cilat do të jenë më të afta për të thithur investitorët e huaj”, shkruan Basha.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts