Berisha akuza te renda ndaj ish-Ministres se Mbrojtjes Kodheli dhe ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA Jeronim Bazo

0
919

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Jeronim Bazo lidhur me skandalin e funksionimit të radarëve.

Berisha referuar një mesazhi nga qytetari dixhital, akuzon Kodhelin dhe Bazon se kanë mashtruar me radarët duke u lënë rrugë të hapur trafiqeve të drogës në Adriatik në këmbim të ryshfeteve.

Berisha i bën thirrje Prokurorisë të nisë me përparësi hetimet për bashkëpunimin e ish-Ministres Kodheli dhe Gjeneral Bazos me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe narko-bandat e qeverisë si dhe rolin e Noriegës në koordinimin e këtij bashkëpunimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here