Deshton Vettingu i gjykatesve,shkak nje kompjuter i prishur

0
996
Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, anetaret Petrit Plloci, Vladimir Kristo, Altina Hoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Vitore Tusha, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, ku nuk eshte marre parasysh nje kerkese e PS, per pezullimin e prishjes se Piramides.

Një kompjuter i prishur dështon Vettingun e gjykatësve për Vettingun në Gjykatën Kushtetuese ka dështuar. Një javë pasi u prezantua me pompozitet në media se Komisioni i Vetingut ka përzgjedhur dosjet e kontrollit për gjyqtarët kushtetues, rezulton se ky proces ende nuk ka nisur.

Burime nga Gjykata Kushtetuese thanë se shkak për anullimin e procedurës së përzgjedhjes me short të dosjeve që do të kontrollohen, u bënë disa problemeve teknike. Po këto burime shtojnë se, vendimi për shtyrjen e shortit është marrë nga përfaqësuesit e Komisionit të Vetingut, të cilët nuk kanë preferuar që të presin deri në rregullimin e kompjuterit.

Të enjten e kaluar, Komisioni i Vetingut kishte parashikuar hedhjen e shortit për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Sipas procedurës, shorti është elektronik dhe realizohet në prani të anëtarëve të Komisionit të Vetingut.

Në momentin që do të niste procedura është konstatuar se kompjuteri që do të shërbente për përzgjedhjen elektronike të dosjeve ka pasur probleme. Kjo situatë ka acaruar përfaqësuesit e Komisionit të Vetingut, të cilët kanë pretenduar “kushte perfekte laboratorike”, pasi procesi që ata do të zhvillojnë është “tejet special”.

Administrata e Gjykatës Kushtetuese ka qenë e gatshme që të riparonte në një kohë shumë të shpejtë problemin teknik. Por, ky sugjerim nuk ka gjetur përkrahjen e komisionerëve, të cilët kanë folur për zvarritje të qëllimshme. Ata janë larguar, duke deklaruar se do të bëjnë kallëzim penal për administratën për shkak të defektit të kompjuterit.

Pavarësisht kësaj situate absurde, në thuajse të gjithë median, të enjten e kaluar u publikua gjerësisht që “nisi Vetingut në Gjykatën Kushtetuese”. Asnjëra palë, as Komisioni i Vetingut dhe as Gjykata Kushtetuese nuk sqaruan se ky proces ende nuk ka nisur. Madje, deri ditën e sotme, shorti në këtë institucion ende nuk është hedhur.

Ashtu siç, Komisioni i Vetingut nuk deklaron se, realisht, edhe godina e reklamuar si e përfunduar në fillim të kësaj jave, në fakt ende nuk ka përfunduar.

Të hënën, në një ceremoni të veçantë, drejtuesit e Komisionit të Vetingut zhvilluan ceremoninë e përurimit të godinës së tyre, ish-Lidhja e Shkrimtarëve. Ceremonia u zhvillua në oborrin e ndërtesës dhe media nuk u lejua të hynte brenda. Persona që ndjekin punimet në këtë ndërtesë deklarojnë se punimet janë ende në zhvillim në ambjentet e brendshme. Deri më tani mungojnë pajisjet, rrjetet kompjuterike dhe lehtësira të tjera, të nevojshme për administratën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here