Goditet mafia shqiptare në Amsterdam, kapen dhjetëra kg kokainë e armë

0
2585

Shatë persona të dyshuar janë arrestuar nga policia holandeze e Amsterdamit pas kontrollit të 14 ndërtesave.

Arrestimet u kryen pas një hetimi intensiv përreth 1 vit e gjysmë, të një dege të madhe të një grupi kriminal shqiptar.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane.

Sipas mediave vendase, më shumë se 100 kriminelë shqiptarë janë identifikuar, ndërsa gjatë konfiskimeve janë gjetur tre armë zjarri, një granatë dore, dhjetëra kilogram kokainë, para të gatshme dhe materiale të tjera.

Kakaina me cilësi të pastër

Sipas gazetës holandeze “Parool”, shqiptarët njihen për cilësinë e pastër të kokainës dhe që e ofrojnë me çmime të mira. Kundër rivalëve, ata veprojnë në mënyrë të dhunshme.

Në Itali, ata qarkullojnë nga 500 deri në 1 mijë kg kokainë, kanë zbuluar hetimet, ndërsa detektivi i Amsterdamit ka gjetur dërgesa më të vogla prej 30 e 40 kilogram.

Grupi i ashtuquajtur i “Amsterdamit” ka vepruar në mënyrë të mbrehtë, ndërsa nëpër shtëpi dhe makina, kishin krijuar hapësira të fshehta ku transportohej droga ose paratë, ndonjëherë të pajisura me sisteme të zgjuara hidraulike, magnetike apo elektrike.

Gazeta shkruan se në Angli, kriminelët shqiptarë janë në zotërim të gjysmës së tregut të kokainës; Ata kontrollojnë të gjitha rrugët tregtare dhe kanë investuar fitimet e tyre të drogës në pasuri të paluajtshme.

Organet e drejtësisë në Amsterdam kanë frikë se ata do ta provojnë këtë edhe në vendin e tyre.

Grupi që ishte aktiv në zonën e Amsterdamit, merrej me kokainën e importuar  kryesisht nga Ekuadori, përmes porteve të Roterdamit, Antwerpit, Hamburgut dhe Bremenit, ndërsa përhapej më pas në të gjithë Evropën Perëndimore dhe në Angli.

Garazhe në shtëpi

Anëtarët e organizatës shpesh qëndronin në apartamente të shtrenjta me një garazh. Qiraja është paguar me para të gatshme ose shtëpitë janë blerë me hipotekë përmes deklaratave të punëdhënësve fiktivë.

Ata përdornin edhe kodet e transportit, ku për shembull, një “bukë” konsiderohet një kg kokainë, ndërsa përdornin telefonat Blackberry të koduar për komunikim të ndërsjellë dhe ishin të vëmendshëm ndaj përgjimeve.

Gazeta shkruan se kriminelët shqiptarë martohen rregullisht me prostitutat rumune për të fituar statusin ligjor në Evropën Perëndimore.

Shtatë personat u arrestuan nga shtretërit e tyre në Amsterdam dhe Amstelveen dhe në zonën përreth dhe në një depo në Roterdam.

Në Roterdam, është zbuluar një depo e ruajtur nga dy shqiptarë ku ishin fshehura dhjetëra kilogramë kokainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here