Ja pse Donald Lu nuk flet për Tahirin

0
1365

Që prej shpërthimit të skandalit të përgjimeve Tahiri – Habilaj kanë qenë të shumtë zërat që i kanë kërkuar ambasadorit amerikan të shprehet për këtë çështje. Por Donald Lu që flet për gjithçka, që nga problemet e fëmijëve daun e deri tek ekspozitat e pikturave, nuk ka thënë asnjë fjalë.

Natyrisht askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë mes shqiptarëve, një përfaqësuesi të vendit të hauj se për çfarë të prononcohet dhe për çfarë jo. Kjo është një zgjedhje sa personale, po aq edhe e administratës së cilës i përket.

Por, në këtë rast, duket se është disi më ndryshe. Sepse Donald Lu ka rekorde në mbrojte të dyshes Rama – Tahisi, për të cilat sot nuk do të ishte krenar askush.

Atëherë kur droga në Shqipëri kishte plasur sheshit, atëherë kur Dritan Zagani kishte vënë gishtin mbi plagë duke denoncuar lidhjet e ish ministrit të brendëshëm me trafikantët, qeveria organizoi një tubim butaforik ku shpalli se 99.2% e kanabisit në vend ishte zhdukur.

Dhe që kjo të bëhej e besueshme përpos fjalës së Ramës dhe Tahirit, që u mbajt në prezencë të ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, e mori fjalën edhe ai amerikan. Po ta dëgjoni sot nuk do t’i besoni veshëve. Në mes të shtatorit 2015, përpara se të gjitha mediat botërore të tregonin me gisht Shqipërinë, përpara se bosi i anti-mafies italiane, Franko Roberit, të lëshonte alarmin se “droga që po vinte nga Shqipëria po shtohej”, ambasadori amerikan i mbante ison dyshes Rama Tahiri.

Për t’i dhënë besueshmëri propogandës së tyre ai deklaronte në konferencën e quajtur në mënyrë qesharake: “Antidroga një histori suksesi” se në “luftën kundër drogës është bërë një hap i stërmadh përpara”.

Sot kuptohet se sa e vërtetë ka qenë kjo mbështetje e pa kusht. Dhe kuptohet gjithashtu se pse Donald Lu nuk ka gojë të flasë për rastin Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here