Kush eshte prefekti i ri i Shkodres!

0
1428

Koloneli Çesk Millja prej vitesh ka sherbyer ne forcat e armatosura, si nje prej oficereve aktiv e me pas kolonel. Ne vitin 2012 ai doli ne rezerve dhe asokohe u dekurua me medaljen “Për shërbime në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm”, me motivacionin “Për kryerjen me sukses të detyrave për periudhën e shërbimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Prej vitit 1980 kur nisi karrieren, e deri ne mbyllje ai sherbeu per 40 vite në uniformën ushtarake dhe një karrierë 32 vjeçare si oficer në shërbim të Forcave të Armatosura dhe të atdheut. Kolonel Çesk Millja ka ushtruar një sërë detyrash të rëndësishme, duke filluar nga komandant toge ndërlidhje në vitin 1981, e më pas në detyra të tjera ku ndër më të spikaturat janë Pedagog Ndërlidhje në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, Shef i Degës së Telegrafisë në Ministrinë e Mbrojtjes, Shef i i Zyrës së Monitorimit të Projekteve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe së fundmi e për një periudhë të gjatë Drejtor i Drejtorisë së Ndërlidhjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Gjatë gjithë karrierës Millja ka punuar në vijimësi për ngritjen e tij profesionale, duke kryer të gjitha kurset institucionale në akademitë ushtarake të Forcave tona të Armatosura, kualifikime në institucionet universitare e pasuniversitare, si dhe kualifikime jashtë vendit. Ai është autor i një sërë leksionesh, metodikash e punimesh akademike, që kanë ndihmuar në përgatitjen e brezit të ri të oficerëve të ndërlidhjes e më gjerë. Gjatë shërbimit në Forcat e Armatosura, Kolonel Çesk Millja ka spikatur me nivelin e tij të lartë profesional në të gjitha detyrat e ngarkuara. Ai ka nxitur dhe ndjekur me profesionalizëm procesin e modernizimit të sistemit C4 dhe procedurave të tjera sipas standardeve të NATO-s. Në kryerjen e detyrave të ngarkuara, ai është shquar gjithnjë për pasion e përgatitje të lartë, gatishmëri, aftësi shumë të mira drejtuese e organizuese si dhe për rezultate të shkëlqyera në përmbushjen dhe realizimin e tyre. Kolonel Millja eshte baba i dy femijeve, nje vajen që vazhdon studimet në Fakultetin Juridik dhe djali ka ndjekur karrierë e të atit dhe sot shërben si oficer në Forcën Ajrore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here