Marrëveshja mes 12 bashkive dhe PNUD, Vlahutin: 8.5 mln euro është granti i BE

0
704

TIRANE-Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin ka folur mbi marrëveshjen mes 12 bashkive të vendit dhe PNUD. Vlahutin tha se granti i BE për këtë projekt është 8.5 milionë euro dhe synohet rritja e shërbimit dhe transparenca ndaj qytetareve.

“Ju jeni institucionet me afër qytezave çdo dite dhe kjo vlen me shume për reformën administrative. 8.5 mln euro është granti i BE për këtë projekt. Patem një vizitë në Diber dhe sa herë shkojmë në bashki bëhemi entuziast për atë që mund të arrihet. Programi ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve. Mungesa e transparencës është pengesë për ecurinë.

Ka organizata që nuk kanë kapacitete për të thithur grante. Tju japim shërbime më të mira qytetareve. Shqipëria është vend kandidat për në BE dhe duhen pasur parasysh rekomandime e KiE. Mendojmë një programe të tille do të jetë një tulle e rëndësishme e fuqizimit të shoqërisë civile.”- tha Vlahutin gjatë fjalës së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here