“Përçahet” opozita, PD braktis komisionet parlamentare, LSI jo

0
865

PD ka vijuar me bojkotimin e komisioneve parlamentare. Por ndryshe nga një ditë më parë opozita nuk ka qëndruar unike. Në mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve deputeti demokrat Gent Strazimiri ka akuzuar mazhorancën se është në mbrojtje të krimit. Pas kësaj PD bojkotoi komisionin. Në të kundërt deputetët e LSI kanë vijuar të qëndrojnë në sallë për të qenë pjesë e diskutimeve.

Strazimiri: Që ky është tempulli ku përfaqësohet populli njerëzit e ndershëm, jo organizatat e trafikut të drogës. Nuk është një vend për fshehur persona që i kërkon prokuroria me provat e antimafias italiane.

Ndërkohë deputeti i LSI Nasip Naço paraqiti vërejtjet e tij mbi marrëveshjen me bankën gjermane për financimin e lidhjes së transmetimit të energjisë 400 kë, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Naço: Sa ndikon kjo marrëveshje huaje në borxhin publik?!

Deputetët e PD kanë vazhduar me diskutimet dhe në komisionin e Ekonomisë, të cilin e kanë braktisur pasi kanë shprehur vërejtjet

Tabaku: Hashashin nuk e sjellin qytetarët e thjeshtë, atë e ka sjellë qeveria, e ka përfshirë ekonominë qeveria edhe e ka bërë biznes të ditës po qeveria. Nuk kemi për ta gjetur hashashin as te biznesi i vogël, as tek qytetarët që i ke rritur taksat.

Haxhinasti: Qëndrimi i grupit tonë do të parqitet edhe më pas por ne jemi kundër këtij buxheti.

Pas largimit deputeti Anastas Angjeli kishte një propozim për opozitën:

Angjeli: Në fakt dy gropa ka kaluar Shqipëria në 27 vjet, një në 1997 me skemat piramidale kur ish-ministri Bode deklaroi “falimendimin” e shtetit nga pikëpamja financiare dhe një në 2013 ku po prap i ra fati zotit Bode ta dorëzonte të falimentuar këtë shtet.

Partia Demokratike, duket se ka vendosur të mos lejojë diskutim për pika të tjera, pa përfunduar hetimet në rastin e Tahirit.

Komisioni i Ekonomise

Komisioni i Ligjeve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here