Sunday, June 16, 2024
HomeAktualitetRomeo Gurakuqi: "Nuk ke pare gje akoma Shkoder !" Ja çfare ...

Romeo Gurakuqi: “Nuk ke pare gje akoma Shkoder !” Ja çfare investimesh kerkoi bashkia

-

“Nuk ke pare gje akoma Shkoder!”

Lista e investimeve me financim të brëndshëm, që qeveria e RSH ka parashikuar për përiudhën 2018-2020 për Bashkinë Shkodër.

Nesër kanë vendosë me ia mbyllë gojën Shkodrës edhe për tre vite të tjera, vetëm me kaq (po i shenojme copy paste nga aneksi i buxhetit):

1. Mbyllja e venddepozitimit ekzistues te Shkodres ;
2. Ndërtim ujësjellësi Shirokë ( faza e fundit ) lidhja e matësave me konsumatorët ;
3. Punime në nënstacionin elektrik, punime në stacionin e pompimit Trush si dhe ndërtimi i rrjetit kryesor të furnizimit me ujë të pushuesve në plazhin Velipojë ;
4. BYPASS SHKODËR ;
5. Faza II-te “Ndertim i ri baza prodhuese, dhe rikostruksion shkolles “Arben Broci”, Shkoder ;
6. Rikonstruksion i pjesshem i shkolles 9-vjecare “Ura e Shtrenjte”, Postribe;
7. Rikonstruksion Godines se Teatrit « Migjeni » ;
8. Rikonstruksioni i ambienteve te reanimacionit te sp.Shkoder- shtese kontrate;
9. Rikonstruksion Shtepia e te Moshuarve Shkoder (Kontrate ne vazhdim nga viti 2016);
10. Ndertim/Rikonstruksion NSH-Shkoder;
11. Ndertimi I objektit te PPK Hani Hotit;
12. Rikonstruksioni I ruges Shkoder Velipoje (Segmenti i Harku i Berdices Kryqezimi Baks).

Ndërkohë, Bashkia Shkodër ka paraqitur në agjencitë qeveritare këto projekte:

1. Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës (perimetri Berdicë-Shkodër);
2. Përmirësimi i mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar ( aksi rrugor Shirokë-Zogaj, përfshirë pikën doganore);
3. Rehabilitimi i rrugës “Ura e Mesit- Drisht-Bardhaj-Rragam”
4. Integrimi territorial dhe barazia në shërbime (Rindërtimi i 21 qendrave shendetësore);
5. Integrimi territorial dhe barazia në shërbime dhe akses (projektet e Ndërtimit të rrjetit të furnizimit me ujë në lagjen “Mark Lula”, Rikonstruksioni i 35 shtëpive në Lagjen “Liria”, Aslfaltimi i rrugës “Velinaj-Ahmetaj”, Rikonstruksionet e shkollave, Ismail Qemali, Jordan Misja, Mati Logoreci, Azem Hajdari)
6. Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizmit të integruar malor (Kompletimi i Unazës: Shkodër- Kir-Mali Shoshit-Ndreaj-Bregu i Lumit- Thethe-Bogë-Koplik)
7. Rikualifikimi i ballinave ujore buzë Liqenit të Shkodrës
8. Bypassi lindor Shkodër, pjesë e korridorit Veri-Jug dhe lidhja e rij me qytetin (e parashikuar në buxhet nga qeveria);
9. Ngritja e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkodrës;
10. Rehabilitimi mjedisor i landfillit të “Varrezat e Dëshmorëve” (parashikuar në buxhet);
11. Kurora e gjelbër e qytetit;
12. Rehabilitimi i Parkut të shetitores tek moloja e Lumit Buna;
13. Zhvillimi i zonës tregtare, rruga “Hamz Kazazi”- “Kongresi i Manastirit”- “Elvija Çelebiu”;
14. Degëzimi i rrugës nacionale Shkodër-Velipojë-Pulaj-Hidrovor ( e parashikuar pjesërisht në buxhet);
15. Kuarteti i Muzeve Shkodër;
16. Tregu Agro-Ushqimor
17. Rindërtimi dhe sistemimi i rrugës “Varrezat e Dëshmorëve”- Bardhaj, i rrjedhës së majtë të Lumit Kir dhe i Kunorës së Kodrave të Rrencit dhe Bardhajve.

Në ditët në vijim do të kemi mundësinë të shqyrtojme tabelen krahasimore të buxhetit të parashikuar për Bashkinë Shkodër, me shifrat e parashikuara për të gjitha bashkitë e tjera të RSH.
Jo vetëm që nuk do të ketë kompensime në buxhet për mungesën e investimeve për periudhën 2013-2017, por,…… “Ske parë gjë akoma Shkoder, për 2017-2020!”

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts