Sailihi i pandalshëm, gol me vlerë 3 pikët në minutat e fundit për Neustadt (Video)

0
979

Hamdi Sailihi nuk po njeh limite në kampionatin austriak me skuadrën e Neustadt. Bomberi shkodran pasi realizoi 4 gola në ndeshjen e fundit kundër Kapfenberg është treguar sërish deçiziv për skuadrën e tij në takimin e sapopërfunduar të javës së 16.

33-vjeçari është autori i golit të vetëm në fitoren 0-1 të Neustadt kundër Ëattens. Sailihi kur kishin mbetur edhe pak minuta lojë, ekzaktësisht në minutën e 83-të, pas një rrëmuje në hyrje të zonës është treguar dinak duke kaluar topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Pas javës së 16-të, Neustadt renditet në vendin e parë me 33 pikë, 3 më shumë se Ried. Ndërsa bomberi shqiptar udhëheq listën e golashënuesve me 14 gola, 2 më shumë se sulmuesi i Ried, Chabbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here