Aksioni – Antiinformaliteti, mbyllen 319 biznese vetëm në një muaj

0
805

Vetëm në një muaj të aksionit antiinformalitet në vend janë mbyllur 319 biznese.Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve bën me dije se këto subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore ose nuk kanë leshur kupon disa herë. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjobitur rreth 2450 biznese që janë konstatuar me shkelje ndërsa një tjetër problematik mbetet edhe ndryshimi i statusit të bizneseve nga i vogël në të madh.

Mbyllen 319 biznese në vetëm katër javë të aksionit antiinformalitet.

Drejtoria e Përgjithshmë e Tatimeve bën me dije se këto subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore si dhe për moslëshim të kuponit tatimor për herë të dytë.

Grupet e kontrollit kanë hasur shkelje të edhe më të lehta duke gjobitur 2450 prej tyre.

Aksioni i nisur ka konstatuar si problem edhe ndryshimin e statusit të bizneseve të cilat deklaroheshin të vogla duke shmangur taksat.

Në rreth një muaj kanë ndryshuar statusin e tyre mbi 1 mijë biznese.

Në bazë të qyteteve Tirana ka numrin më të madh të bizneseve që nuk kanë deklaruar saktë xhiron vjetore e ndjekur nga Durrësi dhe Vlora.

Përtej gjobave dhe mbylljes së bizneseve të konstatuara me shkelje Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se ka vijuar edhe informimi në lidhje me detyrimet që ka çdo tatim pagues.

Në total grupet e kontrollit kanë inspektuar mbi 8 mijë biznese në të gjithë vendin.

Aksioni antiinformalitet nisi në 2 tetor dhe ka në fokus kryesisht ndërmarrjen e madhe por pa lënë jashtë edhe bizneset e vogla.

Rezultatet Antiinformalitet
Mbyllen 319 biznese
Gjobiten 2450 biznese
Ndryshojnë status 1153 biznese

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here