Balla thirrje Berishes: Hiq dore nga sulmet e ulta ndaj atyre qe perpiqen per Shqiperine dhe Kosoven

0
740

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me akuzat e tij ndaj ish-kryeministrit të Rumanisë, Viktor Ponta.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se për fat të keq, një ish-kryeministër apo një ish- ministër i Jashtëm përdorin emrat e autoriteteve të vendeve të tjera për hesape të baltës së tyre brenda Shqipërisë. “Sali nuk të kam kthyer kurrë përgjigje për ish-kryeministrin rumun, Viktor Ponta, të cilin fati e ka bërë të jetë miku im i shkollës, fati e ka bëre që të ishte kryeministër i Rumanisë për një kohë të gjatë. Ishte i vetmi kryeministër i Rumanisë që vendosi të njihte Kosovën.  Ka ardhur dhe në Tiranë, ka bërë të njënjtën gjë dhe në Bukuresht, ka bërë  të njënjtën  gjë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë me të  gjitha autoritetet kosovare”, theksoi Balla.

Gjithashtu, Balla i bëri thirrje Berishës të heqë dorë nga sulmet e ulta personale,  përkundrejt të gjithë atyre që bëjnë një gjë të mirë për Shqipërinë dhe Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here